Sergio Ramos dhe Real Madridi, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjatje të kontratës dhe Zinedine Zidane ka shprehur dëshirën e tij që marrëveshja e re të nënshkruhet sa më shpejt për të mirën e të gjithëve në klub.
Kapiteni i Los Blancos do të mbetet jashtë skuadrës për tre ndeshjet e ardhshme të Real Madrid pasi ka pësuar një dëmtimi në muskul në ndeshjen e Spanjës në mesjavë kundër Gjermanisë.
“Ne gjithmonë e duam atë me ne, për atë që është dhe atë që ai transmeton”.
“Mungesa e tij? Ne duhet të punojmë me të tjerët që janë këtu”.
“Shpresoj që situata [e kontratës] të Sergio të zgjidhet shpejt për të mirën e të gjithëve”.
“Ai është udhëheqësi ynë, dhe ai po e tregon atë. Kombëtarja nuk ka të bëjë asgjë me të, ai duhet të vazhdojë sa të dëshirojë”, ka thënë Zidane.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...