Google ADS

Zidane nuk pranon të flas për transferimin e Sterling

16:36 | 22 Shkurt 2020
A. B.

Zinedine Zidane nuk dëshiron të flas për Raheem Sterling, pasi sipas tij është një lojtar i Manchester Cityt.

Trajneri i Real Madridit, nuk ka dashur të flasim për yllin e Manchester Cityt, pasi ky i fundit kishte pozuar me një fanellë të Real Madrid për një intervistë të kësaj jave.

Kampionët e Ligës Premier janë përballur me një ndalim dy-vjeçar nga futbolli evropian për shkelje të Fair Play.

Nëse apeli i tyre për UEFA-n rezulton i pasuksesshëm, e ardhmja e Sterling do të jetë në diskutim.

“Nuk mund të flas për një lojtar që nuk është i imi. Ai është një lojtar shumë i mirë, pa dyshim”, ka thënë Zidane.

Realët tashmë po planifikonin një ofertë prej 200 milionë euro për yllin e Anglisë, sipas The Sun .

City mund të përballet me shumë largime gjatë verës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme