Zidane: Nuk mund ta shoh Realin pa Ronaldon

14:28 | 17 Janar 2018
Arbresh Info

Sipas trajnerit Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi.

Legjenda e klubit dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave ka qenë i lidhur me një transferim larg nga Bernabeu pas një sezoni të vështirë, ndërkohë që Manchester United raportohet se udhëheq garën për të nënshkruar me 32-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, duke folur në kampin stërvitor Valdebebas të ‘Los Blancos’ para ndeshjes të së enjtes kundër Leganes, Zidane iu përgjigj thashethemeve rreth të ardhmes së Ronaldos në kryeqytetin spanjoll.

“Nuk mund ta imagjinojë Cristianon diku tjetër. Ai është në këtë klub, aty ku duhet të jetë, të gjithë e duan atë këtu në klub. Nuk mund ta shoh Madridin pa Cristianon”, ka francezi gjatë konferencës për shtyp.

“Ne e dimë që njerëzit mund të flasin dhe të bëjnë debate jashtëm por brenda Cristiano duhet të mendoj vetëm për të luajtur, ashtu si ka bërë gjithmonë. Unë dua të flas vetëm për këtë, atë që mund t’i sjell skuadrës në fushë, asgjë tjetër”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme