Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur konferencën për shtyp para takimit me Paris Saint-Germain.
Rezultatet e dobëta dhe forma jo e mirë, kanë bërë që Real Madridi të futet paksa me frikë në përballje me PSG-në.
Zidane është duke u kritikuar nga mediat spanjolle për rezultatet e dobët në këtë sezon në La Liga dhe është nën presion të madh nga Florentino Perez.
Ai në deklaratën e tij tha se nuk asgjë për të dëshmuar dhe se punon me pasion.
“Ne nuk do të mund ta ndryshojmë se çfarë mendojnë njerëzit për ne, unë provoj të punoj me pasion, mundohem t’i bëjë të gjithë, por jo ato që nuk i kam në kontroll”.
“Nuk kam se çfarë të dëshmoj asgjë nesër, ajo çfarë duhet të bëjë është të fokusohem në ndeshje, vetëm kjo ka rëndësi. Nuk dua të dëgjoj çfarë thonë njerëzit për mua”.
“Luajmë kundër PSG-së dhe është e vërtet që unë jam me Olympique de Marseille, ka një rivalitet historik, po unë jam i koncentruar në ndeshjen që Madridi e luan kundër PSG”.
Zidane po ashtu i hodhi poshtë fjalët që Real Madridi është në presion për këtë ndeshje.
“Jam shumë i lumtur që luajmë këso ndeshjes, dhe nuk pa presion të shtuar për këtë”.
“Jemi përgatitur këtë javë ashtu siç kemi bërë javën e shkuar, nuk ka presion pasi do të luhet e njëjta ndeshje”.
“Nuk është finale, janë dy ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ajo që më shqetëson është se duhet të luajmë futboll të mirë”.
Zidane nuk deshi të bëjë krahasime mes Neymarit dhe Ronaldos, duke thënë se portugezi i ka fituar pesë ‘Topa të Artë’. /arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...