Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i shqetësuar që Cristiano Ronaldo mund të pësojë këtë sezon.
32-vjeçarit i është dhënë pushim i rregullt nga gjiganti në La Liga edicionin e kaluar por për shkak të problemeve me lëndime dhe intensitetit të skuadrës, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë edhe këtë vit, transmeton portali arbresh.info.
Gareth Bale është i lënduar me një problem në kofshë, ndërsa Karim Benzema ka pasur gjithashtu probleme deri tani këtë sezon para portës.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Zidane mendon se forma e Marco Asensios ka rënë, gjë që do të thotë se rëndësia e Ronaldos është zmadhuar.
Pas shitjes së Alvaro Moratas te Chelsea, Real Madridi tani është nën mungesë të opsioneve për t’i dhënë pushim superyllit portugez. Ronaldo nuk dëshiron të marrë ndonjë pushim për tu larguar nga fusha por thuhet se vlerëson që forma e tij ka përfituar sezonin e kaluar nga vendimi i Zidanes.
Francezi është i shqetësuar dhe i ka thënë Florentino Perezit që shfrytëzimi i tepërt i Ronaldos mund të shkaktoj probleme të mëdha vonë gjatë këtij sezoni.
Ish ylli i Manchester United ka njërin sy gjithashtu të vendosur në Kampionatin Botëror të verës së ardhshme pasi Portugalia siguroi kualifikimin.
Real Madridi ka nisur sezonin ngadalë duke barazuar dy herë dhe duke humbur një ndeshje në La Liga. Kjo ka bërë që ata të jenë shtatë pikë prapa rivalit, Barcelonës, e cila qëndron në krye të tabelës me të gjitha ndeshjet e fituara deri tani.
Ndeshja e ardhshme e Real Madridit do të jenë të shtunën pasdite kundër Getafes./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...