Zidane në kontakt direkt me sulmuesin Eden Hazard

08:10 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është në kontakt direkt me yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Zidane është admiruar që një kohë të gjatë nga Hazard dhe ka lobuar për të nënshkruar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që francezi ka rritur interesimin ndaj tij javën e kaluar duke kërkuar nga Hazard të diskutojë situatën e tij.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhme, por do të ishte një ëndërr të luaja për Zidanen”, ka deklaruar në të njëjtë javë superylli Eden Hazard.

Tani, raportet në Angli pohojnë që Hazard ka ndërprerë bisedimet për kontratë të re te klubi në Stamford Bridge për të nënshkruar kontratë të re me vlerë 300 mijë funta në javë.

Nënshkrimi i një kontrate të tillë do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premierë Ligë, por interesimi nga Zidane duket se i ka ndryshuar mendjen sulmuesit./arbresh.info/

Të ngjashme