Zinedine Zidane ka thënë se është më e vështirë të fitosh La Ligan sesa Ligën e Kampionëve derisa skuadra e tij e Real Madridit është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Barcelonës.
Real Madridi nuk ka arritur të ketë sukses në kampionatin spanjoll këtë sezon dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e tretë me 15 pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar, transmeton portali arbresh.info.Megjithatë, ata kanë shkëlqyer në Evropë dhe aktualisht janë duke u përgatitur për finalen e kompeticionit kryesor në Evropë kundër Liverpoolit pasi eliminuan Bayern Munichun në gjysmëfinale. Por, Zidane beson se sfida për të vazhduar me performancë të mirë brenda 38 ndeshjeve është më e vështirë sesa për të fituar titullin në Ligë të Kampionëve.
“Është më e vështirë. Unë e kam thënë gjithmonë këtë: Është më e vështirë”, ka thënë ai kur është pyetur rreth dallimit ndërmjet La Ligas dhe kompeticionit evropian.
Edhe pse Barcelona ka fituar titullin, Real Madridi nuk do të krijojë korridorin e nderit në Camp Nou./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...