Google ADS

Zidane me ndryshim tronditës në formacion për finalen e sotme

13:55 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka bërë një ndryshim tronditës në formacionin për finalen e sotme (e shtunë) të Ligës së Kampionëve kundër Liverpooli?

Real Madridi ka një skuadër me shumë yje dhe Zidane e ka shumë vështirë për të marrë vendime kur bëhet fjalë për zgjedhjen e skuadrës me të cilën të luaj kundër Liverpoolit në finalen e sotme në Kiev, transmeton portali arbresh.info.

Pritej që Cristiano Ronaldo do të startonte në front së bashku me Karim Benzeman dhe Iscon në rolin mbështetës.

Ronaldo padyshim se është një startues i rregullt pavarësisht lëndimit të fundit, ndërkohë që Isco ka shkëlqyer këtë sezon në klub.

Benzema pritej të përzgjidhej për të luajtur së bashku me dyshen në sulm, por Zinedine Zidane duket se ka marrë një kthesë të papritur nga plani i tij origjinal dhe tani mund të startoj me Gareth Bale në vend të tij.Gazetari i ‘Daily Mirror’, David Maddock ka shkruar në rrjetin social Twitter:

“Thashethemet jenë duke u rritur që Gareth Bale do të startoj për Real Madridin sonte, ndërsa Benzema do të jetë në bankinë. Në rast se ndodhë kjo, besoni se ky është lajm i mirë për Liverpoolin pasi Real Madridi është dukur një skuadër më e keqe kur Ronaldo ka luajtur së bashku me Balen gjatë këtij sezoni”

Bale nuk ishte startues në finalen e vitit të kaluar derisa Real Madridi shkatërroi Juventusin në Cardiff./arbresh.info/

Të ngjashme