Zidane me deklaratë interesante për kalim në finale

23:38 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, përcjellë Arbresh.info.

Pas kualifikimit të Juventusit, Real Madrid është skuadra e radhës që kalon në finale.

Real Madrid dhe Juventus do të ballafaqohen në super-sfidën e Kardifit. Trajneri Zinedine Zidane i Realit u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Sigurisht se jam shumë i lumtur për kualifikimin në finale. Ne e arritëm atë me meritë”, deklaroi Zidane. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme