Zinedine Zidane u emërua ambasador i ekipit Alpine F1, por francezi thotë se ai mbetet aktiv në botën e futbollit dhe shpreson të gjejë një punë të re si trajner.
Në një interviste për Le Figaro, ish-trajneri i Real Madridit nuk po përjashton një lëvizje para fundit të sezonit.
Edhe pse emri i tij lidhet edhe një herë me Paris Saint-Germain, siç raportohet nga RMC Sport, trajneri mendon se mund të drejtojë një skuadër para përfundimit të sezonit.
“Është pjesë e marrëveshjes sonë (me Alpine)”, deklaroi fillimisht Zidane.
“Nëse nesër më duhet të angazhohem për një ekip, nuk do të më pengojë të vazhdoj të punoj”.
“Të kthehem në stërvitje është ende dëshira ime. Kam kohë sot, por nuk e di sa do të zgjasë. Kam kohë tani, ndoshta deri në qershor, por gjithashtu mund të angazhohem shumë shpejt”, ka vazhduar francezi.
Zidane ka mbetur pa skuadër që kur u largua nga Real Madrid në vitin 2021. Ishte periudha e tij e dytë në krye të gjigantëve spanjollë dhe ai e përfundoi atë me një titull ligë.
Ai konsiderohej prej kohësh favorit për të marrë drejtimin e Les Blues nga Didier Deschamps pas Kampionatit Botëror, por kjo shans ra në ujë, pasi kontrata e strategut u rinovua. /Telegrafi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...