Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar të diskutojë rreth kontratës së re të Cristiano Ronaldos deri pas pushime dimërore.
Raportet nga Spanja sugjerojnë që superylli portugez kërkon një pagë që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar pasi fitoi për të pestën herë Topin e Artë, transmeton portali arbresh.info. Marrëveshja aktuale e 32-vjeçarit skadon në verën e viti 2021, por ai kërkon një marrëveshje të re me anë të së cilës mund të përfundoj karrierën me ‘Los Blancos’.
Para ndeshjes së shumëvlerësuar El Clasico ndaj Barcelonës, Zidane ka thënë se i gjithë fokusi i tij është në këtë ndeshje dhe jo në yllin e tyre.
“Unë nuk do të flas për gjithçka para ndeshjes së nesërme, ky nuk është problemi”, ka thënë trajneri francez në konferencën për shtyp. “Ajo që Cristiano duhet të mendoj është ndeshja. Është e njëjta gjë për të gjithë”
“Ajo që mendoj rreth Cristianos, për atë që ka bërë dhe atë që është duke bërë, e meriton të gjithë respektin e klubit, por vetëm pas pushimeve dimërore ne do të flasim rreth kësaj”
Ronaldo ishte në dyshime për derbin kundër Barcelonës pasi mungoi në stërvitje këtë javë për shkak të problemit me pulpë të këmbës. Por, trajneri francez ka konfirmuar se ai është “100 për qind i gatshëm”./arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion