Real Madrid ka barazuar në xhiron e 14 të ligës elitare spanjolle.
Madrilenët nuk kanë mundur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Athletic Bilbaos duke luajtur pa gola, 0-0.
Kjo ka bërë që Los Blancos mos të afrojnë distancën me rivalët e përbetuar barcelonën, e cila mbeti sërish në tetë pikë.
Por, trajneri Zinedine Zidane mendon se të besuarit e tij patën një paraqitje të mirë dhe është i ndarë i kënaqur me paraqitjen e tyre.
“Jam shumë i lumtur me lojën, por shumë i zhgënjyer se nuk kemi shënuar. Jam i kënaqur me lojtarët dhe lojën që bënë. Kanë dhënë gjithçka. Sot merituam më shumë”, ka thënë trajneri francez, transmeton Telegrafi.
Ai ka komentuar edhe për kartonin e kuq të Sergio Ramosit, duke thënë se mbrojtësi spanjoll beson se ndërhyrja e tij nuk ishte për karton të kuq.
Ndryshe, Reali zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të La Ligas me 28 pikë./Telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...