Google ADS

Zidane: Kjo është arsyeja e humbjes nga Man City

10:08 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Zinedine Zidane ka komentuar humbjen nga Manchester City.

Zinedine Zidane ka pranuar se Manchester City ishte skuadër më e mirë se Real Madrid në humbjen 4:1 nga ekipi i Pep Guardiolës në Los Angeles.

” Unë nuk jam i kënaqur me humbjen. Ishte një rezultat i keq, por nuk ishte një lojë e keqe. Ne jemi të mërzitur, por ne jemi duke u përgatitur. Ata ishin superior në momente të rëndësishme dhe kjo është ajo”, ka deklaruar Zidane.

“Manchester City është një ekip që është forcuar dhe këtë e treguan. Ai është një ekip i mirë”, ka theksuar trajneri francez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme