Google ADS

Zidane kërkon transferimin e N’Golo Kantes

23:53 | 20 Maj 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez të nënshkruaj me N’Golo Kanten.

Trajneri i Real Madridi është një admirues i madh i yllit të Chelseat dhe ka vendosur emrin e tij në listën e shënjestrave për transferim të mundshëm në ‘Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Real Madridit i largohet një sulmues (FOTO)

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Zidane mendon që Kane do ta përmirësonte dukshëm skuadrën e tij duke marrë parasysh formën në rënie të Casemiros. Edhe pse Real Madridi është shumë i interesuar, Chelsea nuk dëshiron të humbas në asnjë mënyrë francezin. Kante ka qenë një sensacion këtë edicion te “Blutë”, të cilët siguruan edhe titullin në Premierë Ligë.

Forma e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur nga klubet më të mëdha evropiane, veçanërisht nga Real Madridi që është i vendosur për të transferuar lojtarët më të mirë në planet.

Lexo edhe: Paralajmërohet Real Madridi: Kylian Mbappe nuk ka çmim

Ata janë gjithashtu duke kërkuar transferimin e Eden Hazardit derisa thuhet se kanë ende vëmendjen te David de Gea i Manchester United./arbresh.info

N'Golo Kane
N’Golo Kane

Të ngjashme