Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez është këshilluar t’i ofrojë shansin Arsenal-it për të transferuar Mariano Diaz në shkëmbim me Pierre-Emerick Aubameyang.
Kjo është kërkesa e trajnerit Zinedine Zidane, i cili dëshiron të sjellë gabonin në “Santiago Bernabeu” dhe dëshiron t’i ndajë rrugët me Mariano-n për të kompletuar marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyang ka qenë në top formë për “Topçinjtë”, ndërsa ende s’ka rinovuar kontratën.
Forma e mirë e Aubameyang ka bërë që të jetë i përshtatshëm për top klubet dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mund ta bind t’i bashkohet “Galaktikëve”.
Sipas Don Balon, Mariano mund të ofrohet plus 20 milionë euro për ta bindur Arsenal-in.
26-vjeçari nuk ka pasur shumë shanse në skuadrën e Zinedine Zidane./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...