Zidane ka tri kushte para se ta marr drejtimin e Chelseat

08:30 | 18 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zinedine Zidane është i gatshëm të marrë punën e Chelseat nëse i plotësohen disa kushte financiare.

“The Sun” shkruan sot se ish trajneri i Real Madridit është i gatshëm të flasë seriozisht për marrjen e punës të trajnerit të “The Blues”, ku kërkon një buxhet prej 200 milion funtesh për transferimet.

Nëse nuk do të kishte sukses Maurizio Sarri, francezi thuhet se ka një kërkesë prej tre pjesësh.

Marrëveshje e re me Eden Hazardin, ku parashihet që të qëndroj belgu dhe të ndërtojë një ekip përreth tij, transmeton Telegrafi.

Rreth 200 milionë funte për të përmirësuar skuadrën – ku pritet të ketë ndryshime në të gjitha repartet e ekipit.

Të ketë rol kryesor në rekrutimin e lojtarëve së bashku me drejtorin Blues, Marina Granovskaia.

Sarri mbetet nën presion tani për tani dhe ka disa lojëra të mëdha që vijnë – duke filluar me Manchester Unitedin në shtëpi në raundin e pestë të FA Cup.

Finalja e Kupës së Carabao kundër Manchester Cityt gjithashtu ndjehet si një moment përcaktues për italianin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme