Google ADS

Zidane: Ju kam paralajmëruar për Ronaldon

21:04 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se besimi i tij në Cristiano Ronaldon është shpaguar në fitoren 5 me 0 të së shtunës ndaj Sevillas.

Ylli portugez, i cili fitoi këtë javë Topin e Artë për të pestën herë, inspiroi skuadrën e tij duke realizuar dy gola në demolimin e Sevillas në Bernabeu brenda pjesës së parë, transmeton portali arbresh.info.

“Kjo është java e tij perfekte dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, u ka thënë Zidane gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Tashmë iu kam treguar – nuk e kam thënë këtë për asgjë – sepse e njoh atë dhe e di ambiciet e tij në çdo seancë stërvitore, e dija se do të shënonte”

“Nganjëherë, ai nuk e bënë këtë dhe nuk është i lumtur, por ju gjithmonë duhet të keni kujdes me të”

Zidane shpreson të vazhdoj sezonin në këtë formë duke realizuar shumë gola./arbresh.info/

Të ngjashme