Zinedine Zidane ka zgjedhur tre lojtarët e Real Madridit të cilët i kanë bërë më së shumti përshtypje atij si trajner i ‘Los Blancos’, por çuditërisht ai e la Cristiano Ronaldon jashtë kësaj liste.
Zidane luajti për Real Madridin për pesë sezone në fillim të viteve 2000, duke shënuar 49 gola në 230 paraqitje për gjigantin spanjoll.
Gjatë asaj kohe, ai fitoi titullin e La Ligas dy herë dhe Ligën e Kampionëve në 2002, duke shënuar një super gol në finale ndaj Bayer Leverkusenit.
Zidane u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2006 duke nisur më pas karrierën si trajner, fillimisht tek Real Madrid B mes viteve 2014 dhe 2016.
Francezi më pas u bë trajner i ekipit të parë të Realit në fillim të vitit 2016 kur u shkarkua Rafa Benitez.
Në dy periudha të ndara mes viteve 2016 dhe 2018 dhe pastaj nga 2019 në 2021, Zidane fitoi dy tituj të La Ligas dhe tre të Ligës së Kampionëve.
Gjatë kësaj kohe, Zidane pati kualitet të lartë në fazën ofanzive, veçanërisht Ronaldon i cili ishte më i dalluari në sukseset e madrilenëve gjatë dekadës që u paraqit atje.
Sidoqoftë, kur erdhi puna për të emëruar tre lojtarët që i kanë bërë më së shumti përshtypje gjatë kësaj kohe, Zidane zgjodhi të mos e përfshijë Ronaldon në këtë listë.
“Kur e shihni Kroos, Modric dhe Benzema që luajnë për ju për një orë pa humbur asnjë top të vetëm, ky është futbolli”, kishte thënë Zidane për Canal+./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...