Google ADS

Zidane i thotë Cristiano Ronaldos të zgjidh çështjen e kontratës

14:39 | 18 Janar 2018
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duhet të flas me hierarkinë e klubit në mënyrë për t’i siguruar vetës një kontratë të re.

Kështu beson trajneri në Bernabeu, Zinedine Zidane, i cili i është përgjigjur spekulimeve që ylli portugez dëshiron kontratën të re, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo fitoi Topin e Artë për të pestën herë në karrierën e tij gjatë muajit dhjetor duke mposhtur në këtë garë yjet si Lionel Messi dhe Neymar. Për shkak të kësaj, raportet sugjerojnë që Cristiano Ronaldo dëshiron të ketë pagë të barabartë me dyshen.

Zidane është pyetur rreth të ardhmes së Ronaldos në një konferencë para ndeshjes së sotme (e enjte) kundër Leganes në kuadër të Kupës së Mbretit. Francezi ka thënë se gjithçka varet nga presidenti Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të zhvillojnë bisedimet me 32-vjeçarin.

“Nuk dua të flas për kontrata apo diçka të ngjashme”, ka thënë fillimisht Zidane. “Cristiano mund ta bëjë atë, është klubi dhe ai që duhet të flasin për këtë”

“Ajo që unë mund të flas rreth Cristianos është për çështjet në fushë. Kështu është më mirë për të gjithë”

“Ata lartë e menaxhojnë këtë dhe nuk dua të përfshihem”

/arbresh.info/

Të ngjashme