Zidane i qan lëndimet e shumta të Real Madridit

21:00 | 14 Shkurt 2021
A. B.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka qarë lëndimet e shumta të lojtarëve të tij këtë sezon, pasi mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal u bë lojtari më i fundit i të bardhëve që pëson dëmtim.

Mbrojtësi spanjoll u detyrua ta braktisë fushën pas vetëm 25 minutave lojë në fitoren e Real Madridit 2:0 kundër Valencias të dielën në La Liga.

Ai i bashkohet lojtarëve të shumtë si Sergio Ramos, Eden Hazard, Rodrygo Goes, Fede Valverde dhe Marcelo në listën e të lënduarve në skuadrën madrilene.

“Nuk e kuptoj. Ka shumë lëndime… jam i brengosur”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Kur e humbas një lojtar, ndihem i bezdisur si trajner. Ndiej për Carva. Ai luajti shumë mirë në ato 25 minuta dhe jam i zemëruar sepse ai është i rëndësishëm për ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme