Google ADS

Zidane i penduar që nuk dëgjoi këshillat e Cristiano Ronaldos

23:47 | 7 Shkurt 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet se është penduar që nuk ka ndjekur këshillat e Cristiano Ronaldos për të zgjedhur Iscon në vend të James Rodriguezit që të largojë verën e kaluar.

Gjiganti spanjoll është duke kaluar në një sezon të tmerrshëm dhe aktualisht qëndrojnë 19 pikë prapa skuadrës së Ernesto Valverdes, Barcelonës, në tabelën e La Ligas, transmeton portali arbresh.info.

Një numër i madh yjesh të tyre kanë dështuar me performanca këtë sezon dhe Isco ka qenë njëri nga lojtarët e padëshiruar në Bernabeu. Ndryshe nga Isco, James Rodriguez ka shkëlqyer si një i huazuar te skuadra në Bundesliga, Bayern Munichu.

Raportet nga mediat spanjolle sugjerojnë që Zidane beson se ka gabuar me vendimin për të mbajtur në skuadër Iscon duke lejuar më pas largimin e James Rodriguezit. Bazuar në ‘Diario Gol’, Ronaldo dhe Marcelo ishin disa nga lojtarët që kanë këshilluar trajnerin Zinedine Zidane që të heq dorë nga Isco. Megjithatë, trajneri i Real Madridit nuk është treguar i kujdesshëm në këtë situatë dhe tani është penduar.

Forma e Iscos madje ka bërë që Zidane të kërkoj nga presidenti Florentino Perez që të shes mesfushorin kreativ gjatë verës.

Ndërkohë, Ronaldo dhe Marcelo supozohet se nuk janë lojtarët e vetëm që dëshirojnë largimin e Iscos. Besohet se frustërimi në dhomën e zhveshjes është rritur gjithashtu për shkak të reprezentuesit spanjoll.

Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që Gareth Bale ka kërkuar nga Zidane të mos startoj Iscon kur Real Madridi përballet ndaj Paris Saint Germainit në Ligë të Kampionëve këtë muaj./arbresh.info/

Të ngjashme