Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka kritikuar ish sulmuesin e tij, Alvaro Morata, pas deklaratave të sulmuesit spanjoll.
Më herët gjatë këtij muaji, Morata ishte pyetur në një intervistë me ‘Fiebre Maldini’, rreth sezonit të fundit nën drejtimin e Zidane dhe vendimin për t’u larguar nga Madridi.
Ai kishte thënë se në ndeshjet e rëndësishme, ishte gjithmonë zgjedhje e dytë dhe se nuk ka startuar ndaj ekipeve si Barcelona, Sevilla, Atletico Madrid, apo në ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
Po ashtu, ka deklaruar se kurrë nuk kishte kërkuar të jetë startues dhe se Reali është një ‘botë’ tjetër.
Por, Zidane mendon se Morata është gabim të ketë një mendim të tillë dhe se 25 vjeçari ka luajtur një rol të madh në sukseset e Madridit sezonin e kaluar.
“Ata mund të mendojnë se disa ndeshje janë më të rëndësishme, se sa tjerat, por ata janë gabim të mendojnë në atë mënyrë”, tha Zidane.
“Nuk ka ndeshje të jashtëzakonshme; ka situata në të cilat ju duhet të luani me një ekip, me një sistem që është ndryshe. Të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë kundër PSG, më shumë se sa kundër një skuadre të La Ligës, e cila është më poshtë se ne”, shtoi tekniku francez.
“Nëse ju filloni të mendoni në atë mënyrë, atëherë ne do të bënim një gabim, çfarë ka rëndësi është që një lojtar të ndihet i rëndësishëm në një skuadër. Nëse ju luani, 20, 30 ose 40 ndeshje, atëherë ju keni marr pjesë në fitimin e ligës, të cilën e ka bërë Morata sezonin e kaluar”, përfundoi Zidane.
Morata verën e kaluar u transferua në Chelsea nga Real Madridi, për vlerën e 75 milionë eurove. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...