Zidane i dërgon mesazh Manchester United

08:23 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri francez i  Real Madridit, Zinedine Zidane ka deklaruar se nuk do të largohet askush nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Yjet si Gareth Bale dhe Karim Benzema janë duke u lidhur me largim nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të janarit.

 

Sipas disa raportimeve Manchester United është tejet i interesuar për shërbimet e uellsianit por Zidane ka përjashtuar të gjitha mundësitë se ndonjë lojtarë i Realit do të largohet gjatë janarit.

“Ne e dimë se çfarë na ofron Bale”, deklaroi Zidane.

“Është e vërtetë se është folur shumë për lëndimet e tij dhe se ai luanë vetëm tre ndeshje dhe pastaj lëndohet”, shtoi tekniku francez.

“Ne e dëshirojmë që ta kemi 100 % të gatshëm. Në afatin e janarit nuk do të largohet askush, por blerje mund të ketë, do ta shohim se si do të rrjedhin gjërat”, përfundoi Zidane.

Gareth Bale që nga transferimi i tij në 2013 nga Tottenham me Realin ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy La Liga. /arbresh.info/

Të ngjashme