Zidane hedhë poshtë spekulimet për të ardhmen e Gareth Bale

18:44 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se nuk ka bisedime për largimin e Gareth Bales në janar.

Uellsiani nuk do të luaj në ndeshjen në La Liga ndaj Leganes mbrëmjen e së mërkurës pasi i ka dhënë leje për të shkuar në Angli në mënyrë për të zgjedhur një çështje personale, transmeton portali arbresh.info.

“Ai shkoi në Londër për një çështje personale dhe me lejen e klubit. Ai ka folur me klubin sepse ka të drejtë për gjërat personale”, ka thënë trajneri i Real Madridit.

“Ju duhet të pyesni klubin për leje, gjë e cila është më e rëndësishmja. Ai gjithashtu shkoi sepse nuk është në dispozicion”

“Është një çështje shumë e thjeshtë. Ai kërkoi leje nga klubi dhe klubi ia dha këtë”, shton Zidane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme