Dënimi me pesë ndeshje mos-lojë ndaj Cristiano Ronaldos ishte një pikë shumë e diskutuar gjatë konferencës për shtyp të Zinedine Zidanes ku trajneri ishte kritik ndaj këtij sanksioni, komente të cilët i kanë sjell probleme.
Procedura disiplinore janë hapur kundër trajnerit nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve dhe francezi mund të gjobitet, transmeton portali arbresh.info.
“Fjalët e tij janë duke u studiuar dhe ka mundësi që të shtrohet një ankesë dhe një gjobë për të”, i ka thënë një burim i Federatës së Futbollit të Spanjës gazetës spanjolle ‘Marca’.
Zidane nuk do të jetë figura e parë e profilit të lartë që pranon një dënim të tillë, pasi në të kaluarën edhe Gerard Pique dhe Jose Mourinho janë përballur me sanksione të ngjashme pas kritikave ndaj gjyqtarëve./arbresh.info
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...