Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do ta “hedhë peshqirin” në tokë ende.
Bisedat për të ardhmen e francezit janë rikthyer përsëri pas një serie rezultatesh zhgënjyese, me Los Blancos që humbi së fundmi fundjavën e kaluar në shtëpi ndaj Levantes, por ai është i bindur se po përpiqet ta kthejë situatën.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë,” pranoi Zidane gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.
“Ne e meritojmë ta përfundojmë sezonin me këtë skuadër. Flitet për shumë gjëra, për ndryshimin e trajnerit etj. Unë nuk e di, unë jam një njeri me fat. Nëse njerëzit duan që unë të lë, unë nuk do të lë. Dhe as lojtarët. Flitet shumë për një situatë të pakëndshme. Ne nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë, është e vërtetë, por ne jemi të vendosur të ndryshojmë situatën” – u shpreh Zidane.
“Los Blancos” humbën dy trofe gjatë muajit janar, kurse janë 10 pikë prapa Atletico Madridit në La Liga. /Gazeta Express/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...