Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në një konferencë për shtyp, para dy përballjeve përfundimtare të kampionatit, në të cilat beson dhe shpreson të fitojë titullin në La Liga:
“Ne jemi gati për t’i kaluar me sukses edhe këto dy finale të kampionatit. Veçanërisht jemi shumë mirë fizikisht. Si trajner, gjë që ia kërkoj edhe skuadrës, mendoj vetëm për lojën e radhës dhe asgjë tjetër. Pra, më intereson si ekipi do të luajë nesër, jo më tej. Celta? Është e vështirë, për shkak se ka një ekip të mirë. Edhe ndaj Sevillës ishte e njëjta gjë, sepse e dinim se ishte një rival shumë i komplikuar.
Këtë herë do të jetë e njëjtë, si të dielën në Malaga. Ronaldo do të jetë me ne. Bale? Sot nuk është koha për të folur në lidhje me të. Ai është shumë më mirë, por tani mendojmë për ndeshjen kundër Celta dhe Bale nuk do të jetë. James Rodriguez? Nuk ka debat, ai është këtu. Nuk është stërvitur për shkak se kishte një goditje të rëndë, por është i fokusuar të tri ndeshjet e mbetura. Duhet të sillemi si kampionë të vërtetë, të luftojmë fort deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit. E përsëris, nuk kemi fituar ende asgjë. Reagimi që erdhi nga Morata, kur e zëvendësova (refuzoi t’i jepte dorën trajnerit)? Ai nuk ishte i zemëruar me mua, por ishte i shqetësuar në lidhje me diçka tjetër. Kjo mund të ndodhë”, tha Zidane.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...