Trajneri i Real Madridit është deklaruar pas fitores kundër Barcelonës në “Camp Nou”.
Ekipi i francezit fitoi 3 me 1 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Super Kupës së Spanjës.
Por, në ndeshjen e kthimit ai nuk do ta ketë në përbërje Cristiano Ronaldon, pasi ky i fundit mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.
Zidane nuk dëshiron ta komentoj këtë rast, edhe pse nuk e pëlqen vendimin e gjyqtarit.
“Nuk dua të ankohem shumë te gjyqtari. Kartoni ishte pak i fortë, por nuk mund të ndryshojmë asgjë”, ka thënë Zizu.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 16 gusht nga ora 23:00 në “Santiago Bernabeu”.
Etrit Berisha në listën e Barcelonës për zëvendësimin e Ter ...
Alabama, ende në kërkim autorët që hapën zjarr duke lënë 4 t...
Vrasja që tronditi Mitrovicën- Policia ende në kërkim të aut...
Kurti takoi ambasadorin finlandez, flasin për anëtarësimin e...
Ministri Peci: Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët org...
Gaza dhe Ukraina në qendër të fjalimit të Presidentit Biden ...