Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane insiston se nuk e ndjen presionin para përballjes ndaj Barcelonës.
13-herë kampioni i Evropës është dy pikë mbrapa Barcelonës në tabelë dhe fitorja do të bënte të dalin përpara, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, humbja të mërkurën ndaj Cityt në Ligën e Kampionëve ka bërë që të këtë kritika të mëdha.
Por, tekniku francez ka thënë se nuk ka presion dhe do të luajnë vetëm për fitore.
“Kur një skuadër humbë pikë, njerëzit nuk e analizojnë situatën. Jemi duke punuar shumë dhe jemi të sigurt se do t’i ndryshojmë gjërat”.
“Dy klubet janë në formë të mirë. Kjo ndeshje është shanse e mirë për të ndryshuar momentin dhe do të luajmë për fitore”, theksoi ai.
Zidane gjithashtu tha se Toni Kroos dhe Gareth Bale mund të jenë në formacionin e parë, pasi ishin në stol në përballjen ndaj Cityt.
47-vjeçari ka konfirmuar se nuk ka probleme me gjermanin dhe ishte në rezervë se kishte pësuar lëndim në stërvitje./arbresh.info.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...