Zinedine Zidane ende nuk ka marrë vendimin final rreth të ardhmes së tij në Real Madrid.
Trajneri francez është thënë se gjendet në muajin e tij të fundit te klubi spanjoll, por fitorja në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germain besohet t’i ketë ndryshuar pozitën atij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Marca’, në fakt, Florentino Perez nuk dëshiron të nis sezonin e ardhshëm në mungesë të trajnerit francez dhe jo për shkak të faktit që Zidane ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me Real Madridin. Bazuar në gazetën spanjolle, e ardhmja e Zidanes në klub varet nga vet trajneri.
Ish reprezentuesi i Francës ende nuk ka informuar drejtorët në Real Madrid rreth vendimit të tij final dhe ‘Marca’ raporton që Zidane do të vendos për fatin e tij në muajin maj.
Real Madridi do të përballet me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe raportet nga mediat në Itali pretendojnë që “Zonja e Vjetër” do të jetë e hapur për të punësuar Zidanen në fund të sezonit në Allegri largohet për t’iu bashkuar PSG-së./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...