Zidane: Edhe katalunasit nuk na respektuan, nuk e bën korridorin e nderit

10:44 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Zinedine Zidane ka folur në një konferencë për shtyp para takimit të ri të El Clasicos.

Barcelona do të jetë nikoqire para shikuesve të vetë në “Camp Nou” e Real Madridit.

Trajneri francez është ndalur të flas edhe për “korridorin e nderit” për lojtarët e katalunasve që janë shpallur javën e kaluar kampion të ligës spanjolle, La Liga.

Zidane ka thënë se nuk është ai që vendos nëse do të ketë apo jo, por e fajësoi Barcën që nuk e kishin bërë një gjë të tillë kur e fituan Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk jam ai që vendos, pas botërorit për klube e kuptova se për ta nuk është e rëndësishme të bëhej korridori dhe disa thonë se nuk ishte garë prestigjioze. Duhet ta fitosh Championsin për të luajtur Botërorin”, shkruan Telegrafi.

“Ata nuk e kanë bërë atë dhe ne e respektojmë. Nuk do ta bëjmë sepse nuk e kanë bërë. Më e rëndësishmja është respekti ndaj Barcelonës. Ata e kanë fituar ligën, e cila për mua është gjëja më e bukur dhe më e komplikuar”, tha strategu.

Ai më tutje ka folur edhe Andres Iniestën, i cili do të paraqitet në derbin e fundit pasi që në fund të sezonit do të largohet prej klubit katalunas, ku Zidane e përgëzoi për arritjet me klubin.

Ndryshe, takimi mes Barcës dhe Realit do të duhet të startojë rreth orës 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme