Zinedine Zidane e mban idenë e tij fikse se edhe në derbin e Champions-it nuk do të ndryshojë asgjë.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Atrletico Madrid, trajneri do të planifikojë 11-shen që do të zbresë në fushë, ku duhet të plotësojë dy vendet e lira… Pyetja e parë vjen nga mbrojtja. Ka tre emra fiks: Carvajal, Ramos dhe Marcelo. Mbetet për t’u vendosur në qendër, se kush do ta shoqërojë kapitenin.
Në lojë janë dy emra: Nacho dhe Varane. Varane, në teori, është pjesë e ekipit Planit A. Mbrojtësi francez ishte spekuluar se ka një lëndim të mundshëm, por Zidane nuk la asnjë dyshim: “Varane do të jetë të martën, i dhashë atij pushim në fundjavë, në mënyrë që të jetë i freskët”. Gama e emrave për të zëvendësuar Gareth Bale, i dëmtuar, është e gjerë: James, Lucas Vázquez, Asensio, Isco… Por, kolumbiani James duket më favorit për të filluar një vend titullari ndaj Atletico Madrid. Një kandidat potencial për rolin e Bale.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të