Zidane e refuzon PSG-në shkaku i Kombëtares së Francës
Zinedine Zidane raportohet se ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.
Ditëve të fundit u raportua se trajneri francez ka arritur marrëveshje me klubin nga “Parc des Princes”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
“AS” tani ka raportuar se Zidane e ka refuzuar PSG-në dhe se tani për tani nuk dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës kampione në Ligue 1.
Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se po mendon vetëm për stolin e përzgjedhësit te Kombëtarja e Francës.
Dhe, sipas gazetës spanjolle, Zidane nuk dëshiron të marrë asnjë vendim rreth të ardhmes deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Didier Deschamps është momentalisht përzgjedhës te Franca. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...