Google ADS

Zidane e mban takimin e parë me lojtarët e Real Madridit

17:13 | 13 Mars 2019
Arbresh.info

Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka kryer stërvitjen e parë pas rikthimit në klub.

Ai e filloi punën e tij me një bisedë me lojtarët e tij në qendër të fushës.

Kishte përshëndetje dhe ribashkime, ndërsa francezi gjithashtu i dërgoi një mesazh grupit, ku ua bëri të qartë se ata duhet të përpiqen t’i japin fund me dinjitet sezonit zhgënjyes.

Zidane dëshiron ta kthej disponimin e lojtarëve dhe të kërkojë pikat e forta për sezonin e ardhshëm, 2019/20, ku pritet edhe një revolucion në skuadër.

https://twitter.com/realmadriden/status/1105812741636452352?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1105812741636452352&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzidane-e-mban-takimin-e-pare-lojtaret-e-real-madridit-paga-e-tij-rikthimin-ka-ndryshuar-ndjeshem%2F

Për këtë ai do të paguhet shumë mirë, duke u kthyer ndër më të paguarit në botë.

Sipas “El Confidencial”, Zidane do përfitojë në kontratën e re një pagë prej 12 milionë eurove. Aty ka edhe bonuse, në bazë të paraqitjeve dhe trofeve të fituar nga skuadra.

Zidane e filloi karrierën si trajner tek të rinjtë e Real Madrid me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Kur e fitoi Ligën e Kampionëve të parë të tij si trajner paga i shkoi në 5.5 milionë euro, ndërsa kur u largua paga e tij ishte 7.5 milionë. Paga e tij në katër vite ka shkuar nga 2.5 milionë në 12 milionë euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme