Zidane e largon djalin e tij nga Real Madridi?

18:47 | 29 Mars 2019
Arbresh Info

Djali i Zinedine Zidanes, Luca duket se do të largohet nga Real Madridi.

Klubi zviceran Baseli është duke kërkuar yllin e Francës U20 për shkak se Real Madridi nuk pritet t’i ofrojë atij një kontratë të re kur ajo të skadojë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle Sport thotë se e ardhmja e djalit të Zidanes në Bernabeu nuk duket të jetë e mirë pavarësisht rikthimit të babait të tij në Real si trajner këtë muaj.

20-vjeçari ka shkëlqyer te skuadra B e Real Madridit këtë sezon në divizionin e dytë B.

Por, ai pritet të largohet për transferim jashtë vendit gjatë verës derisa skuadrat italiane dhe franceze janë duke e kërkuar gjithashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme