Zidane e konfirmon: Hakimi do rikthehet në fund të sezonit te Reali

19:55 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Përformancat e mira të Achraf Hakimit te Borussia Dortmund ka bërë që të këtë drejtën për tu rikthyer në Real Madrid.

Mbrojtësi me prejardhje nga Moroko do rikthehet në qershor te “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Realit, Zinedine Zidane i cili ka thënë se janë të lumtur me përformancat e lojtarit.

“Jemi të lumtur sepse po shënon gola me skuadrën e tij”

21-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në 23 paraqitje këtë sezon.

Rikthimi i tij do shkaktoi që Odriozola ose Nacho të largohen nga “Santiago Bernabeu”.

Sot ( e diele) Reali do luajë ndaj Valencia nëse fiton do rrëmbej kreun e La Ligas./arbresh.info.

Të ngjashme