Google ADS

Zidane: Duhet të përsërsim çfarë arritëm në “Camp Nou”, do shohim si e përdorim Hazard-in

20:25 | 26 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka kërkuar nga skuadra të përsërisin ndaj Borussia Monchengladbach, atë që arritën ndaj Barcelonës.

“Los Blancos” triumfuan ndaj Barcelonës me rezultat 1 – 3, derisa në xhiron e radhës përballen me klubin gjerman në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Zidane ka kërkuar se duhet të fitojë këtë ndeshje, meqenëse në ndeshjen e parë humbën ndaj Shakhtar-it.

“Ndaj Borussia duhet të bëjmë çfarë arritëm të shtunën dhe të provojmë në ndeshje të mirë sepse e dimë situatën para ndeshjes së dytë”.

“Nëse bëjmë nga minuta e parë, kemi shansin për të fituar pikët. Duhet përsërisim atë që arritëm në “Camp Nou”, deklaroi ai.

Tutje, i pyetur për Eden Hazard, tekniku francez theksoi se të gjithë janë të lumtur me rikthimin e belgut.

“Është lajm i mirë, diçka shumë pozitive për ne. Besoj se të gjithë jemi të lumtur që është rikthyer. Do shohim si do e përdorim atë nesër”, përfundoi ai.

Ndeshja mes dy skuadrave nis në ora 21:00 dhe zhvillohet nesër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme