Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur para përballjes me Barcelonën në La Liga.
Të shtunën, nga ora 16:00, El Clasico e parë për këtë edicion do të zhvillohet në “Camp Nou”.
“Ramos? Është kapiteni ynë, lideri ynë, por si gjithmonë nuk do të rrezikojmë. Është rikuperuar dhe është me ne, Është 100%”.
“E dimë se me kë do të përballemi. Është El Clasico më ndryshe, por gjithmonë një ndeshje speciale”.
Ai foli edhe për ecurinë negative, dy humbje me radhë, nga Cadiz në La Liga dhe nga Shaktari në Champions League.
“Ky është futbolli. Ka momente me ulje dhe ngritje dhe këtë duhet ta pranojmë. Të harrojmë atë që ndodhi ditën tjetër. Kohët e fundit kemi hasur në vështirësi. Kjo është e çuditshme për të gjithë. El Clasico është një ndeshje e veçantë për të dalë nga kjo situatë”. /Gazeta Express/
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...