Zidane dhe Bale nuk flasin me njëri-tjetrin

16:36 | 2 Maj 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe Gareth Bale është zbuluar se nuk flasin me njëri-tjetrin.

Gazeta spanjolle Marca raporton se raporti mes palëve tani është “jo ekzistent”, transmeton portali arbresh.info.

Në fakt, thuhet se Zindane nuk ka pasur asnjë bisedë me Balen qysh pas rikthimit të tij si zëvendësues i trajnerit Santiago Solari më 11 mars.

I vetmi kontakt ka qenë në ndeshje kur Zidane ia ka përcjellur instruksionet taktike të tij uellsianit. Në fakt, sugjerohet se Zidane nuk e ka shijuar në sy Balen qysh pas rikthimit të tij.

Pas disfatës në Rayo Vallecano, Zidane publikisht ka kritikuar sulmuesin Bale duke thënë: “Gareth Bale? Nuk e di nëse e ka pasur kokën në Madrid. Ju duhet ta pyesni atë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme