Zinedine Zidane thuhet se është i etur për të vulosur transferimin e sulmuesit legjendar të Real Madrid, Karim Benzema, nëse ai bëhet trajner i Paris Saint-Germain.
Tekniku francez pritet të zëvendësojë Mauricio Pochettinon në verë dhe “Todo Fichajes” raporton se ai tashmë është i prirur të nënshkruajë me Benzema për ta shtuar në skuadrën e tij.
Benzema është një figurë legjendare në Bernabeu dhe ishte një lojtar kyç për Zidane për shumë vite gjatë kohës së tyre së bashku në kryeqytetin spanjoll.
PSG tashmë ka disa lotjarë sulmues të klasit botëror në skuadrën e tyre, kështu që nuk ka një nevojë jashtëzakonisht të dukshme për Benzeman, por ai mund të jetë një shtesë e dobishme.
Mund të ndodhë që Mbappe të përfundojë duke zëvendësuar Benzeman në Los Blancos, kështu që kjo lëvizje mund të ketë kuptim për të gjithë të përfshirë./Arbresh.info
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës