Zinedine Zidane beson se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, duhet të tërhiqet nga futbolli në Santiago Bernabeu mes pikëpyetjeve për të ardhmen e tij.
Kontrata e Ramos skadon në fund të sezonit 2020-21, deri në atë kohë ai do të jetë 35 vjeç dhe mbetet të shihet nëse mbrojtësi do të mbetet në kryeqytetin Spanjoll.
Kapiteni i Spanjës tregoi se ai është larg nga të përfunduarit e karrierës pas një tjetër performance frymëzuese në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Mallorcas të mërkurën.
Ramos, i cili e qoi në nëntë numrin e golave këtë sezon, bëhet mbrojtësi i parë që shënoi tetë ose më shumë gola në një sezon të vetëm të LaLigës që nga Ezequiel Garay në sezonin 2006-07.
Ylli i Real Madridit shënoi një supergol nga goditja e dënimit dhe Zidane beson që Ramos duhet të pensionohet në Bernabeu.
“Sergio i përket këtij vendi si lojtar. Ai është këtu për vite me radhë dhe ai duhet të dalë në pension këtu”.
“Është ajo që unë mendoj dhe unë do të qëndroj pranë tij”, ka thënë Zidane./telegrafi
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...