Zidane dëshiron që Benzema të vazhdoj qëndrimin në Real

14:11 | 7 Prill 2017
Arbresh Info

Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi në merkaton verore.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur shumë me largimin nga klub dhe raportet të ndryshme pretendojnë se sulmuesi është shënjestër kryesore e AC Milanit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane iu ka thënë drejtorëve të klubit se Benzema nuk është në shitje. Pavarësisht faktit që sulmuesi ka humbur formën e tij përball portës, trajneri beson se ai është ende një anëtar i rëndësishëm i skuadrës.

Karim Benzema madje është duke luftuar për pozitë në formacionin startues derisa nga ana tjetër Alvaro Morata vazhdon të shfrytëzoj çdo mundësi për të treguar vetën.

Spanjolli shënoi hat-trick në ndeshjen e fundit në La Liga./arbresh.info

Të ngjashme