Real Madrid është duke planifikuar të transferojë dyshen sulmuese Erling Haaland dhe Kylian Mbappe gjatë verës.
“Los Blancos” mbesin kandidatë për disa trofe këtë sezon sepse janë duke garuar për Ligën e Kampionëve dhe La Liga, mirëpo kanë probleme në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Në 27 ndeshje, skuadra e Zinedine Zidane ka arritur të shënojë vetëm 49 gola, shifër e cila është e vogël në krahasim me rivalin, Barcelona që ka shënuar 63 gola.
Që nga largimi i Crisitano Ronaldo-s, ende asnjë sulmues nuk ka arritur të gjejë zëvendësuesin sepse Karim Benzema nuk është në formë të mirë, ndërsa Luka Jovic ka dështuar t’i impresionoi të gjithë.
Sipas Marca, Haaland dhe Mbappe janë objektivi kryesor i “Mbretërve” në verë.
Haaland ka qenë sensacional duke shënuar 40 gola në 33 paraqitje për RB Salzburg dhe Borussia Dortmund.
Ndërsa, Mbappe ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 17 asistime në 33 paraqitje.
Klauzola e norvegjezit është 75 milionë euro, kurse për francezin duhet të paguhen mbi 150 milionë euro./arbresh.info.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë