Google ADS

Zidane me deklaratë interesante pas fitores 5 – 0 ndaj Sevillas

19:42 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Real Madrid ka deklasuar skuadrën e Sevillas në Santiago Bernabeu, duke fituar me rezultat të thellë 5 me 0.

Dhe për këtë fitore të pastër ëshë shumë i lumtur trajneri i tyre, Zinedine Zidane, i cili pas ndeshjes është shprehur se duhet të jenë krenar pas kësaj fitore.

“Ne duhet të jemi të lumtur. T’i shënosh pesë gola Sevillas nuk është e lehtë. Ne jemi të kënaqur me lojën në përgjithësi”, ka deklaruar pas ndeshjes tekniku francez”.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Mendoj se po përmirësohemi në të gjitha dimensionet. Ishte e rëndësishme të fitojmë para se të udhëtojmë në Kupën e Botës”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme