Zidane: Cristiano Ronaldo nuk e ka të garantuar pozitën startuese kundër Liverpoolit

10:02 | 25 Maj 2018
Arbresh Info

Qysh pas lëndimit në kyç të këmbës në La Liga kundër Barcelonës, këtu ka pasur dyshime rreth gjendjes së Cristiano Ronaldos nëse ai do të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi portugez ka shënuar më së shumti gola (15) këtë vit në këtë kompeticion dhe është lojtari kryesor kur bëhet fjalë për shanset e Real Madridit për të fituar finalen kundër Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, duke folur para finales të së shtunës në Kiev, trajneri Zinedine Zidane nuk ka dhënë konfirmimin nëse Ronaldo do të jetë startues në finale.

“Unë jam gjithmonë i qetë sepse kjo është natyra ime, por në fund, është më mirë të kem Cristianon me vete sepse ai është më i miri dhe e vërteton këtë çdo vit”, ka thënë thjeshtë trajneri francez duke mos konfirmuar asgjë rreth formacionit.

Finalja kundër skuadrës së Jurgen Klopp zhvillohet nesër duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Më poshtë mund të shikoni konferencën e tij për shtyp:

 

Të ngjashme