Google ADS

Zidane: Cristiano Ronaldo është edhe më i mirë se unë

21:32 | 2 Qershor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pretendon se Cristiano Ronaldo është një lojtar më i mirë sesa ai në kohë e tij.

Zidane shpreson që Ronaldo mund të dërgoj Real Madridin drejt triumfit në Ligë të kampionëve kundër Juventusit në Cardiff mbrëmjen e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur në një konferencë para finales në Ligë së Kampionëve se kush do të ishte më i mirë nëse të dy do të kishin luajtur në të njëjtën epokë, sulmuesi legjendar i Francës Zinedine Zidane tha: “Ronaldo, pa dyshim”.

“Ai shënon gola dhe kjo është më e rëndësishme. Unë kam luajtur shumë mirë, por golat nuk kanë qenë specialiteti im. Isha më i mirë në asistime. Kam shumë disa gola shumë të rëndësishme, por jo sa ai”

Zidane ka përfaqësuar Real Madridin dhe Juventusit gjatë karrierës së tij fantastike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme