Zinedine Zidane raportohet se ka kërkuar nga drejtorët e Real Madridit të fillojnë përgatitjen e një oferte për të nënshkruar me sulmuesin Alexis Sanchez nga Arsenali vitin e ardhshëm.
28-vjeçari është gjithashtu duke u kërkuar nga Paris Saint Germaini dhe Manchester City pasi ua ka bërë të qartë bordit në Emirates se nuk dëshiron të nënshkruaj kontratë të re duke mbetur i hapur për largim falas verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
PSG mësohet se udhëheqin garën për reprezentuesin kilian pasi ata janë të përgatitur për t’i ofruar atij një pagë më të madhe se 270 mijë funta në javë, por gazeta spanjolle ‘Don Balon’ sugjeron që Madrid mund të reagoj shpejtë gjatë muajit janar.
Raportet e mëparshme kanë pretenduar se ‘Los Blancos’ kanë hequr dorë në transferimin e tij për shkak të lidhjeve të lojtarit me Barcelonën, ku ka shpenzuar tri vite në Camp Nou para se t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2014.
Zidane dëshiron të shtrohet një ofertë për të duke marrë parasysh fillimin e dobët në mbrojtjen e titullit në La Liga nga skuadra e tij këtë sezon.
Madridi ka siguruar vetëm tetë pikë nga 15 të mundshme pas dështimit për të fituar tri ndeshjet e tyre në shtëpi deri tani./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...