Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka folur për disa tema në konferencë për media para përballjes ndaj Huesca-s.
Tek “Los Blancos” në kohën e fundit kanë ndodhur disa probleme siç është incidenti i Karim Benzema-s me Vinicius Junior-in, transmeton portali arbresh.info.
Por, tekniku francez theksoi se çdo gjë mes dy lojtarëve është sqaruar dhe lojtarët kanë biseduar me njëri-tjetrin.
“Gjëja e rëndësishme është që situata u sqarua dhe lojtarët biseduan mes veti. Shumë gjëra janë thënë në fushë dhe do qëndrojnë aty”, deklaroi fillimisht ai.
Zidane gjithashtu është pyetur se nëse sulmuesi Eden Hazard, do jetë titullarë, derisa përgjigja e tij ishte se lojtari është mirë dhe është stërvitur mirë gjithashtu.
“Është stërvitur mirë, ndihet mirë. Eden dëshiron të luajë. Tani, është më ne dhe shpresoj që së shpejti do e kemi skuadrën të kompletuar”.
“Nuk mund t’iu tregoj se çfarë do bëj, por do jemi të përgatitur”, përfundoi ai.
Real-i nesër është nikoqir i Huesca-s, përballje që nis në ora 14:00./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...