Zinedine Zidane insiston se Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid pavarësisht kohës së tij të limituar në ndeshjet për Ligë të Kampionëve.
Ylli uellsian ka qenë duke luftuar me lëndime sërish edhe këtë sezon duke arritur të jetë pjesë e skuadrës në vetën dy ndeshje në fazat grupore, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, derisa raportet vazhdimisht e lidhin atë me një rikthim në Premierë Ligë, trajneri i tij beson se lojtari është i kënaqur me rolin e tij në Santiago Bernabeu.
“Bale? Jo, jo, [ai nuk është i pakënaqur]”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Gironas në La Liga. “Ai është një lojtar që është ndryshe në këtë aspekt”
“Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre, por un nuk mendoj se ai është i pikëlluar. Unë mendoj se ai është i lumtur këtu, i lumtur që është pjesë e këtij klubi. Ai ka vërtetuar se është një lojtar shumë i rëndësishëm në këtë skuadër”
Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Gironas zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...