Google ADS

Zidane: Bale duhet t’i pranojë fishkëlimat

10:23 | 3 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka thënë Gareth Bales se duhet t’i pranojë fishkëllimat.

Zidane e pranon se uellsiani duhet të fitojë ndaj tifozëve të pakënaqur me formën e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Fishkëllimat nuk janë kurrë të mira, por ata më kanë fishkëllyer mua gjithashtu dhe ju duhet ta pranoni këtë”, ka thënë fillimisht francezi.

“Ju duhet të keni personalitet për këtë dhe duhet ta pranoni se çfarë mendojnë njerëzit”

“Ne jemi duke folur për një sezon të vështirë, por kur gjërat shkuan mirë, ata ishin duke festuar dhe gjithçka ishte mirë. Sa i përket të ardhmes së Garethit dhe lojtarëve të tjerë, do të shohim”, përfundoi Zidane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme